Mushkëritë përmbajnë sasi të konsiderueshme të fibrave elastike të cilat me elasticitetin e vet dhe forcën sipërfaqësore që mbizotëron në alveole, "i tërheqin", që të zënë vëllimin më të vogël të mundshëm. Funksioni i pleures së mushkrive është që fërkimin mekanik mes mushkrive dhe murit të brendshëm të kafazit të kraharorit ta sjellë në minimum. Hapësira mes pleurave - hapësira ndërpleurore - është e mbushur me një sasi të vogël të lëngut seroz. Në këtë hapësirë sundon shtypja negative nga disa milimetra të shtyllës së zhives, në krahasim me shtypjen e jashtme atmosferike.