Varet nga masa e makromolekulës, vetëm kur d është zero, që mund të realizohet ose duke punuar në P izoelektrik (Z= 0), ose në një përqendrim të madh jonesh të difuzueshme (CM2 e madhe)
Nëse makromolekula nuk është e ngarkuar (Z=0)
Rezulton II = RTCM1 dhe x = e hedhur, së pari në zonën II, ndahet në përqendrime të barabarta, midis dy zonave; kripa, paraqitet plotësisht e difuzueshme
Nëse në zonën II ndodhet vetëm tretës i pastër (ujë), d.m.th., CM2 = CM2/2, pra NaCl = 0
Atëherë presioni osmotik do të jetë: II = RT (CM1 + ZCM1), përcaktohet nga Z+1 jonet (një makrojon dhe Z të vegjël), në të cilët ndahet molekula
Elektroda
Kontakte që përdoren te sistemet biologjike, janë kryesisht metalike dhe kanë sipërfaqe të caktuar kontaktuese
Elektroda polarizuese
Materiali, nga i cili bëhet elektroda, nuk bën bartjen e ngarkesave në kufirin metal-elektrolit
Elektroda jopolarizuese
Bëhet shkëmbimi i ngarkesave pa ndonjë pengesë
Elektroda jopolarizuese
Prej argjendi, të lyera me një shtresë të klorurit të argjendit
Elektrodat Ag-AgCl
Në bazë të karakteristikave të tyre në mënyrë efikase përdoren në matjet biomjekësore, nuk janë toksike
Lloje të bioelektrodave
Elektrodat kutane
Elektrodat koaksiale
Mikroelektrodat
Elektrodat e implantimit
Elektrodat intracelulare
Shumica e pajisjeve diagnostike në mjekësi e përdorin teknologjinë elektrike në një formë a një tjetër
Ndryshimet e mundshme prodhohen përgjatë sipërfaqes së trupit si rezultat i rrymave jonike, të lidhura me aktivitetet elektrike në qeliza
Potencialet sipërfaqësore janë zakonisht shumë të vogla dhe, për këtë arsye, duhet të amplifikohen para se të shfaqen për ekzaminim
Elektrokardiografi (EKG)
Aparati që regjistron grafikisht punën e zemrës
Infarkti i zemrës
Shfaqet si pasojë e bllokimit të enëve të gjakut që furnizojnë muskulin e zemrës me gjak (Tromboza, Embolia)
Indi zemrës vdes dhe të rrahurat e saj ndalen plotësisht
Faktorët që rrezikojnë punën normale të zemrës
Mosaktiviteti fizik i organizmit
Streset e ndryshme psikike
Puna e rëndë fizike
Pushimi i pamjaftueshëm
Pirja e duhanit
Pirja e alkoolit
Ekokardiografia
Test imazherie që përdor ultratinguj për ta vlerësuar strukturën e zemrës, si dhe drejtimin e rrjedhjes së gjakut brenda në të
Ekokardiografia është një nga shumë ekzaminimet që mund të bëhen ndaj pacientit për ta vlerësuar anatominë dhe funksionin e zemrës
Ekokardiografia është shumë e detajuar në të dhëna, e thjeshtë dhe nuk përfshin ekspozimin ndaj rrezeve X, pra, është plotësisht i padëmshëm dhe pa dhimbje
Elektrokardiografi (EKG ose ECG)
Provë që kontrollon problemet e zemrës nëpërmjet aktivitetit elektrik të saj, përkthen aktivitetin elektrik të zemrës në një vijë gjurmuese në letër
Fiziologjia
Shkencë që studion funksionet e qenieve të gjalla dhe rregullimin e këtyre funksioneve
Elektrofiziologjia
Degë e fiziologjisë, e cila merret me studimin e dukurive fizike në organizmin e gjallë dhe ndikimin e rrymave elektrike në proceset e sistemeve biologjike, nëpër të cilat ato kalojnë
Ekzistimi i rrymës elektrike në biosisteme bazohet në paraqitjen e biopotencialeve, që lindin në qelizat e gjalla, të cilat mund të vërtetohen eksperimentalisht
Galvani ka vërtetuar se qelizat, indet dhe organet e gjalla, për shkak të proceseve elektrike të vazhdueshme, paraqesin një lloj burimi të rrymës elektrike
Potenciali bioelektrik
Rezultat i koncentrimeve të ndryshme të joneve pozitive dhe negative, nga të dyja anët e membranës së qelizës
Potenciali i qetësisë ose potenciali membranor
Potenciali mes pjesës së brendshme dhe asaj të jashtme të qelizës
Biopotenciali i ngacmimit ose potenciali bioelektrik aksional
Ndryshimet që ndodhin kur qeliza ngacmohet, duke ndryshuar depërtueshmërinë e membranës dhe përqendrimin e joneve
Dipoli elektrik
Strukturë e përbashkët e dy ngarkimeve elektrike me shenja të kundërta +q dhe -q, të larguara njëra nga tjetra për largësinë të përhershme
Momenti i dipolit p
Prodhimi i ngarkesës elektrike të dipolit dhe distancës mes këtyre ngarkimeve, përkatësisht të boshtit të dipolit
Potenciali elektrik V
Shuma algjebrike e potencialeve të krijuara nga ngarkesat e ndara përkatëse k q/r² dhe -k q/r2
Vektor i momentit të dipolit M
Vektor me origjinë në qendër O të dipolit, me gjatësi në drejtim të dipolit, i orientuar prej -q kah +q
Fuqi e fletësme ngarkim elektrik u
Madhësia që përdoret për të vlerësuar potencialin e krijuar në një distancë prej fletëzës me moment μ
Potenciali membranor
Potenciali elektrik që ekziston në membrana të të gjitha qelizave të gjalla
Vlera mesatare e potencialit membranor është rreth -85 mV
Elektrokardiografi (EKG ose ECG)
Një provë që kontrollon problemet e zemrës nëpërmjet aktivitetit elektrik të saj
Elektrokardiografi (EKG)
1. Potencialet elektrike që formohen në zemër, me rastin e veprimeve të saj mekanike përcillen deri në periferi të trupit
2. Elektroda vendosen në trup
3. Amplifikatorët zmadhojnë potencialet
4. Fitohet elektrokardiogrami (EKG)
Elektrokardiografi (EKG)
Regjistron ndryshime potenciali mes pikave të ndryshme të trupit, të një rendi mV
Zakonisht përdoren 3 elektroda, 2 në duar dhe 1 në këmbën e majtë
Vija bazë (vija izoelektrike)
Vijë e drejtë horizontale në EKG, pikënisje e aktivitetit elektrik të depolarizimeve dhe repolarizimeve gjatë ciklit kardiak
Vala P
Rezultat i depolarizimit të atriumeve, zgjat 0.05 deri 0.12 s, voltazha -0.25 mV
QRS kompleksi
Rezultat i depolarizimit të ventrikujve, i cili i paraprin kontraksionit të ventrikujve, zgjat 0.08 deri 0.11 s, voltazha -2.5 mV
Vala T
Rezultat i repolarizimit të ventrikujve, zgjat 0.16 deri 0.5s, voltazha - deri 0.4 mV