Me anë të ultrazërit mund të tregohet prerja tërthore e zemrës dhe lëvizjet e strukturave të saj. Nga fotografia e prerjes tërthore të zemrës mund të maten dimensionet e zemrës, të zbulohen tumoret, ndërrimet e trashësisë së muskujve, lidhjet e pëlcitura në strukturë dhe defektet e tjera. Mund të shihet a hapen dhe mbyllen valvulat njëkohësisht dhe me shpejtësi të njëjtë. Hapja dhe mbyllja jo e plotë e valvulave e çrregullon punën normale të zemrës