shigelozat

Cards (25)

  • Shigelozat (Dysenteria bacillare)

    Sëmundje baktorore akute e zorrëve që karakterizohet me diarre, ethe, shpesh edhe me të vjella, krampe dhe tenezma
  • Shkaktari i sëmundjes lokalizohet në zorrë të trasha dhe në rastet më të rënda feçet përmbajnë gjak, mukus dhe qelb
  • kushte higjieniko-sanitare të mira, ne klimën e moderuar, sëmundja nuk përhapet shumë, ndërlikimet janë të rralla, rastet e lehta ose inaparente janë më të shpeshta dhe letaliteti është më pak se 1%
  • Në epidemitë e rajoneve tropikale ku popullsia është shumë e dendur dhe banon në kushte johigjienike, letaliteti mund të arrijë deri në 10-20% të pacientëve të shtruar në spital
  • Etiologjia
    Dizenteria bacilare shkaktohet nga shigelat
  • Katër nëngrupe kryesore të shigelave
    • Shigela dysenteriae
    • Shigela flexneri
    • Shigela boydii
    • Shigela Sonnei
  • epidemitë e mëdha dhe gjatë periudhave endemike gjenden tipe të ndryshme serologjike të shigelave dhe shpeshherë infeksionet mikste me agjentë infektiv të tjerë janë të pranishme
  • Shigelat shumë lehtë e kalojnë barrierën (aciditetin) e lukthit, kështuqë për t'u shfaqur infeksioni nevojiten sasi e vogël e tyre (doza infektuese) 10-100 baktere
  • Inkubacioni
    I shkurtër dhe sillet prej 1 der ne 7 dite, zakonisht 2-3 ditë
  • Pasqyra klinike
    • Ethe, temperature, dhembje barku, nauze, vjellje
    • Barkqitja me përmasa gjaku dhe mukusi si dhe tenezmat (thirrje të rrejshme për jashtëqitje)
  • Bakteremia është e rralle dhe e pazakontë
  • Periudha e infektueshmërisë
    Njeriu është infeksioz gjatë fazës akute te sëmundjes e derisa të zhduket agjenti infektiv nga ekskretet e të sëmurit që kjo zakonisht zgjatë disa javë
  • Rrallëherë ndodhë që disa persona të mbesin bartës të shigelave për një e më shumë vite
  • Mjekim
    • Zëvendësimi i ujit dhe elektroliteve që i semuri i humb
    • Përdorimi i mjete antimikrobike si tetraciklina ndaj të cilave shigelat janë shumë të ndjeshme
  • Diagnoza
    • E lehtë nëse simptomet klinike të sëmundjes janë tipike
    • Vërtetimi i diagnozës bëhet përmes laboratorit duke izoluar shigela nga feçet apo më mirë nga fshirja direkte e rektumit
  • Rezervoar dhe burim i infeksionit
    • Njeriu i sëmurë dhe bartësi asimptomatik
  • Rrugë e përhapjes
    • Kryesisht bartja direkte apo indirekle fekalo-orale
    • Përmes ushqimit, qumështit, ujit të kontaminuar si dhe përmes mizave
  • Porta hyrëse është mukoza e traktit tretës
  • Sëmundja është më e shpeshtë dhe më e rëndë te fëmijët
  • Imuniteti
    • Nuk dihet sa zgjatë imuniteti specifik që krijohet gjatë sëmundjes
    • Përsëritje e dizenterisë bacilare janë mjaftë të shpeshta si rezultat i një numri të madh të serotipeve
  • Dizenteria bacilare është sëmundje tipike sezonale me maksimumin e saj gjatë stinës së verë dhe minimumin në atë të dimrit
  • Masa parandaluese
    • Largimi higjenik i fekaleve të njerëzve
    • Edukimi i masës mbi higjienën e të ushqyerit
    • Mbrojtja, ruajtja, dezinfektimi dhe pastrimi i burimeve të furnizimit të ujit të pijshëm
    • Pasterizimi i qumështit dhe i prodhimeve tjera të bulmetit
    • Kontrolli higjienik për përgatitjen, manipulimin dhe tregtimin e të gjitha ushqimeve
    • Lufta kundër mizave dhe zhdukja e foleve të riprodhimit
  • Masa në lidhje me të sëmurin, kontaktet dhe ambientin
    • Denoncimi i rasteve
    • Izolimi gjatë periudhës akute të sëmundjes
    • Dezinfektimi gjatë sëmundjes
    • Personat që punojnë me ushqime nuk guxojnë të kthehen në vendet e tyre të punës pa kaluar 30 ditë apo pas tri kulturave negative të feçeve
    • Karantina për kontaktet
    • Kërkimi i kontakteve
  • Masa në rast epidemie
    • Denoncimi i rasteve
    • Anketimi për furnizimin me ushqim, qumësht, dhe ujë
    • Zbulimi i rasteve të lehta dhe bartësve
    • Ndalohet profilaksia me antibiotikë
  • Nuk ka masa ndërkombëtare